Mërgata konfirmon bojkotin

Tifogrupi i tifozëve të Kukësit ka konfirmuar bojkotin në fillimin e ndeshjeve të këtij sezoni

Kampionët e Shqipërisë nuk i kanë raportet e mira me tifozët e tyre dhe ky nuk është një lajm i ri. Dje përmes faqes na “Facebook” tifogrupi “Mërgata” ka bërë të ditur se sezoni do të nisë me bojkot nga ana e tyre, pa bërë me dije se sa do të zgjasë. Jo vetëm kaq, por bëhet thirrje që bojkoti të bëhet dhe nga tifozët e thjeshtë. Zanafilla e kësaj përplasje ka të bëjë me emërimin e trajnerit Milinkoviç në krye të stolit, diçka që sipas mbështetësve kuksiane konsiderohet e papranueshme që t’i drejtojë një teknik serb. Me investimet e bëra Kukësi ka garantuar se do të ketë pretendime madhore, por kjo nuk e ka ndryshuar vendimin e tifogrupit për të mos qenë prezent në stadium. Ky vendim mbetet i konfirmuar për ndeshjet në “Zeqir Ymeri”, por mbetet për t’u parë nëse do të jetë i vlefshëm dhe për transferta. Drejtuesit e Kukësit duhet të bëjnë më shumë që të ndreqin raportet me tifozët e tyre, pasi fundja luhet për tifozët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *