Nga shqiptarët, te… shqiptarët. Pajtim Kasami përfaqëson kombëtaren e Zvicrës në arenën ndërkombëtare, por mbetet shqiptar dhe duket se edhe karrierën e ka të lidhur ngushtë me shqiptarët.
Përveçse luan me shumë shqiptarë te Zvicra, këtë verë Kasami ka qenë në dorë të Besnik Hasit te Olimpiakosi, me trajnerin shqiptar që nuk e kishte në preferencat e tij, pavarësisht nga sezoni pozitiv i Kasamit në Angli, te Notingam Forest, ku ishte i huazuar sezonin e fundit.
Tani 25-vjeçari lë Olimpiakosin dhe shkon te Sioni, klub që këtë vit është shqiptarizuar, sepse trajneri Paolo Tramexani ka marrë me vete edhe dy futbollistët e kombëtares sonë, Lenjanin dhe Kukelin.
Le FC Sion s’attache les services de l’international suisse @PajtimKasami pour trois saisons! #FCSion #Mercato #HopSion pic.twitter.com/IhvJFyKg1z
— FC Sion (@FCSion) August 31, 2017
Tranexani kërkonte edhe Roshin e Hykën, por duket se ka qenë shumë e vështirë për t’i marrë dhe Kasami ishte një zgjedhje mjaft e zgjuar, duke parë se Olimpiakosi nuk e kishte në planet e veta, ndërsa mesfushori kërkon të zhvillojë një sezon të mirë për të kapur sërish kombëtaren para Kupës së Botës. Sioni e ka blerë përfundimisht mesfushorin, duke firmosur për 3 vite me të.
Look what @PajtimKasami is able to do ?????#FCSion #BienvenuePajtim #HopSion pic.twitter.com/2JVKOPMgAZ
— FC Sion (@FCSion) August 31, 2017