Një tjetër miqësore do të zhvillojnë vlonjatët përpara startit të kampionatit. Përgatitjet rinisin të enjten, ndërkohë që për ditën e diel, më 3 shtator, Flamurtari ka programuar një ndeshje miqësore me Apoloninë e Kategorisë së Parë. Kjo ndeshje do të zhvillohet në Vlorë. Nuk është zhvilluar ndeshja e tretë miqësore e programuar për fazën përgatitore në Greqi dhe tashmë skuadra vlonjate do të luajë përballë fqinjëve të Apolonisë ditën e diel. Do të jetë ky edhe prezantimi i skuadrës së këtij sezoni përballë publikut vlonjat.