Skënderbeu pret Takun, por vjen edhe një “mister X”!

Pas Sahitit që vjen sot, vjen edhe një tjetër lojtarë sulmues nga jashtë, por emri mbahet i fshehtë. Kryeqytetasi pritet të rivishet bardhekuq

Leonard Trebicka

Vetë presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj ka thënë një ditë më parë për gazetën se pret disa lojtarë që të mbyllë më pas merkaton verore, por që koha deri në fund nuk duket se është e mjaftueshme, pasi kanë mbetur edhe vetëm tre ditë deri më 31 gusht. Suad Sahiti është një afrim i cili do të mbërrijë sot, ndërkohë që burime pranë klubit korçar bëjnë me dije se ka shumë gjasa që të rikthehet sërish Afrim Taku, lojtarë që veshi fanellën e Skënderbeut në tre turret e para të Europa League dhe më pas u largua pranë familjes në USA. Deri në këtë moment bëhen edhe dy afrime të tjera, ndërkohë që burime te gazetës pranë klubit korçar zbulojnë edhe lajmin tjetër, se pritet edhe një lojtar i tretë dhe i fundit dhe ai do të jetë sulmues. Hollësi të tjera për momentin nuk jepen, por që gjithsesi korçarët e kanë bërë vërtet gati edhe një “big” dhe më pas me këta tre lojtarë edhe merkatoja do të quhet e mbyllur.

Sulmuesi Por cili do të jetë sulmuesi që do të vijë te Skënderbe? Kjo gjë mbetet sekret edhe për atë se edhe në merkaton përpara ndeshjeve europiane ishte më shumë se e vështirë që të mësojë për emrat e lojtarëve që do të vinin te korçarët, pasi blerjet merreshin vesh vetëm kur prezantoheshin nga klubi “Skënderbeu”. Burime pranë klubit bëjnë me dije se lojtari sulmues do të vijë nga jashtë dhe do të jetë ai që do të zëvendësojë Ali Soue, gjithmonë nëse do të ketë ndonjë problem dëmtimi apo diçka tjetër për lojtarin nga Gambia që vërtet duket një afrim me shumë vlera për Skënderbeun. Kampionati është shumë i gjatë dhe Skënderbeu ka nevojë edhe për një tjetër lojtar në majë të sulmit dhe ky për momentin është objektivi madhor i klubit. 31 gushtit po “troket” dhe presidenca thuajse e ka gjetur këtë sulmues, që mund të jetë kroat, apo në ndonjë shtet tjetër të ballkanit. Gjithsesi mbeten për t’u parë edhe këto orë dhe me të drejtë edhe vetë Daja e kërkon një tjetër sulmues, për të qenë më shumë se i qetë, pasi të gjitha repartet e tjera deri tani janë thuajse të plotësuara dhe ka mbetur vetëm një vend tjetër bosh dhe ai duket se është sulmi.

Skënderbeu në sezonin e kaluar vuajti për një lojtar “goli”, por këtë herë e ka gjetur dhe është Ali Soue, ndërkohë që pret edhe një tjetër për të blinduar edhe sulmin.

TAKU– Gazeta “Sport Ekspres” dje ka zbuluar një tjetër lajm që vjen si risi në këtë moment. Afrim Taku ka shumë mundësi që të rikthehet te Skënderbeut dhe këtë e pohojnë burime pranë klubit korçar. Lojtari kryeqytetas firmosi me Skënderbeun për tre turret e para të Europa League dhe përpara Dinamos së Zagrebit u largua drejt SHBA-së pasi aq ishte edhe marrëveshja mes lojtarit dhe klubit korçar. Afrim Taku për momentin ndodhet në Amerikë dhe tashmë ekziston një pistë që ai të rikthehet sërish, pasi ndoshta ka qenë e vështirë për të gjetur një skuadër në Sh.B.A. Taku është një futbollist që e njeh mirë dhe e dëshiron që ta ketë në skuadër edhe trajneri Ilir Daja, pasi e njeh vërtet mirë, ndërkohë që te Skënderbeu për aq sa luajti Taku fitoi në një moment edhe formacionin. Ndoshta kjo mund të bëjë që ai të rikthehet sërish, por që fjalën e fundit do ta thotë vetë lojtari, që ka lëshuar sinjale pozitive që mund të vijë në Shqipëri dhe të veshë edhe njëherë fanellën bardhekuqe.

Sahiti Kosovari Suad Sahiti do të jetë blerja më e fundit e Skënderbeut. Kjo pasi sot Sahiti do të bëjë edhe prezantimin në orët e pasdites në ambientet e klubit “Skënderbeu” dhe më pas do të jetë përpara gazetarëve për të dhënë intervistën e tij të parë si bardhekuq. Ka ditë që ky lajmë është bërë i ditur dhe vetë lojtari sot do të jetë qysh në orët e mesditës në qytetin e Korçës. Tashmë Sahiti është cilësuar si zëvendësi i Liridon Latifit, por nuk dihet sa do ta bëjë këtë rol edhe pse njihet si një lojtar shumë i talentuar dhe korçarët e kanë marrë me synimin e vetëm që shumë shpejt edhe ai të ketë fatin e Latifit, për t’u shitur në një skuadër tjetër. Kontrata me mesfushorin kosovar do të jetë afatgjatë dhe sot është dita që Skënderbeu që do të kryejë një tjetër goditje. Cila do të jetë goditja e radhës pas Sahitit? Kjo mbetet për t’u parë, por që gjithsesi Skënderbeu është më shumë se aktiv edhe në këto ditë të fundit të merkatos, për të qenë më shumë se gati për sezonin e ri, për të rifutuar sërish një tjetër titull kampion, të cilin e la vjet pas atyre që ndodhën në Kukës me Enea Jorgjin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online