Një gol i Ansi Nikës pas 25 minutash i mjaftoi Laçit për të fituar 1-0 ndaj Tiranës, në një miqësore të luajtur në “Selman Stërmasi”.
Tirana kërkonte të reagonte pas humbjes kundër Dinamos dhe pas problemeve të brendshme që ka pasur, por sërish nuk ia ka dalë mbanë të shënojë, një problem kronik që nuk po gjen zgjidhje ende.
Në fakt, loja e Tiranës ishte e mirë, por Laçi ka një skuadër më cilësore dhe më cinike, që di të shënojë, sidomos tani që skuadra thuajse është kompletuar, me disa afrime njëherësh. Uzuni në mesfushë është një futbollist mjaft premtues dhe sot goditi traversën, ashtu si mesfushori tjetër Jonuzi.
Gjatë ndeshjes edhe Tirana goditi traversën, ndërsa Laçi goditi një shtyllë tjetër.
“Laci ka nje skuader me cilesore”… e vertete per te qene e tille ne kohen kur tirona drejtohet nga nje njeri i falimentuar dhe i paafte si refik halili. Nuk do te ishte keshtu sikur ekipi te kishte nje president dhe organizim serioz e modern si korca. Fatkeqesi qe tirona nen drejtimin e refikut eshte katandisur kaq keq. Turp !