Partizani luajti mbrëmë ndeshjen e parë miqësore në Itali dhe njëkohësisht ndeshjen e parë nën drejtimin e trajnerit Mark Juliano.
Pa disa emra të rëndësishëm, si Çani, Sukaj, Malota e Atanda, Partizani nuk shkëlqeu dhe në minutën e 50-të pësoi gol, me Alberiko që shënoi një gol të bukur.
Aty ndeshja u ndez dhe më pas Partizani përmbysi gjithçka. Fillimisht Herrera, i cili shkëlqeu e bëri sefte, duke shënuar golin e parë për të kuqtë në minutën e 58-të, pak pasi kishte goditur traversën, ndërsa Kalari në të 70-tën siguroi fitoren, me një goditje dënimi perfekte. Më pas, edhe Xhixhiua humbi një rast të pastër për shënim.
Trajneri Juliano ndryshoi thuajse gjithë formacionin në pjesën e dytë, me shumë lojtarë që u futën pas pushimit.
Partizani: Hoxha (Xhika 46’, Haxho 80’), Kotobelli, Ibrahimi (Xhixhiua 46’), Krasniqi (Prodani 88’), Fejzullahi (Çela 46’), Batha (Selvaxho 46’), Trashi (Herrera 46’), Progni (Shahinasi 46’), Bardhi (La Kamera 46’), Adorjan (Kalari 46’), Basrak (Vila 46’)