Flamurtari ka nisur stërvitjen prej disa ditësh në Greqi, por udhëtimi u bë pa dy talentet afrikanë afruar këtë verë, Seku Kamara e Lansinet Sidibe
Të dy kishin probleme në marrjen e vizës greke, ndaj për disa ditë kanë mbetur në Vlorë, duke u stërvitur aty.
Sot Flamurtari ka njoftuar se më në fund Ambasada Greke në Shqipëri ka bërë të mundur pajisjen e dy futbollistëve kuqezinj me vizë, ndaj Kamara e Sidibe do të jenë që sot në Greqi dhe ndoshta do të luajnë në miqësoren e së shtunës kundër FC Aleksandrias (ora 17.00).