Partizani nuk ndalet në merkato. Klubi i kuq ka prezantuar dhe afrimin më të fundit, teksa ka firmosur me mesfushorin nga Panamaja Erik Orlando Herreira. Përmes një postimi në sajtin zyrtar, Partizani ka njoftuar dhe prurjen më të fundit.
“Erik Orlando Herrera është përforcimi i radhës. Klubi njofton se ka arritur sot marrëveshjen me mesfushorin 25 vjeçar nga Panamaja, teksa ka nënshkruar edhe një kontratë 1 vjeçare me lojtarin . Herrera do t’i bashkohet skuadrës të premten në Kasha të Italisë, ku ekipi do të zhvilloje dhe fazën përgatitore”, përfundon njoftimi në sajtin e Partizanit.