Ruzomberoku i Qoses s’dorëzohet

Një humbje 1-0 jashtë fushe, kundër një rivali që ka lluksin të blejë Uejn Runin nga Mançester Junajtidi nuk mund të quhet e rëndë. Përkundrazi, në Sllovaki, Ruzomberoku do të duhet të bëjë një ndeshje të madhe dhe i ka të gjitha mundësitë. Sepse, në “Goodison Park”, mjafton goli i shënuar nga Beinis nga 25 metra për të gjunjëzuar skuadrën ku luan Kristi Qose. Pikërisht korçari, që këtë vit është pjesë e Rozumberokut, ka qenë ndër më të mirët në fushë. Mesfushori pjesë e U-21 të Alban Bushit, ndeshjen e shkuar, madje, shënoi gol me skuadrën sllovake, në fitoren 2-0 ndaj Branit në Norvegji, e vlefshme për turin e dytë kualifikues në Europa League.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *