Ramadani, një mesfushor në provë te Vllaznia

Skuadra kuqeblu vazhdon përgatitjet në fushën e stadiumit “Reshit Rusi”, ndërkohë që ende nuk duket në sfond asnjë prej emrave të përfolur në listën e trajnerit Armando Cungu për t’u veshur kuqeblu.

E vetmja e re, nëse mund ta quajmë kështu, është mbërritja e një futbollisti kosovar, me banim në Zvicër.

Bëhet fjalë për Alban Ramadanin, me nga Kosova, i cili luan ne rolin e mesfushorit shkatërrues. Me parë Ramadani ka luajtur në Itali dhe së fundi te Kiaso në Zvicër, po askund nuk ka mundur të bëhet lojtar formacioni.

Futbollisti në fjalë, që i përket repartit të mesfushës, ka konsumuar një seancë të plotë dje pasdite në përbërje të grupit kuqeblu, dhe në pjesën e fundit, ku zakonisht tekniku Cungu organizon një ndeshje mes dy formacioneve, është aktivizuar në qendër të mesfushës. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *