Teuta nis miqësoret italiane, asnjë shans ndaj Çezenës

Teuta ka disa ditë që po stërvitet në Itali, ku do të përgatitë sezonin e ri dhe do të provojë edhe lojtarë të rinj.

Sot skuadra durrsake ka luajtur miqësoren e parë, kundër Çezenës, rival dukshëm superior, që luan në Serinë B italiane.

Epërsi e dukshme e Çezenës, fituese 3-0, ndaj një Teute ende në ndërtim e sipër, me një ekip me moshë mesatare shumë të re, ku nevojiten urgjentisht përforcime, sidomos në sulm.

LATIF AMADU – Në miqësoren me Çezenën Teuta ka provuar edhe një sulmues. Bëhet fjalë për ganezin Latif Amadu, që vjen nga Dinamo Brest, skuadër e Premier Ligës bjelloruse. 23-vjeçari është parë dje nga trajneri Magani, i cili edhe do të vendosë për të ardhmen e tij. Më parë ai ka luajtur edhe në elitën e futbollit ganez me Berekum Çelsi dhe Asante Kotoko. Amadu ka qenë edhe pjesë e Ganës U23.

Teuta: Kastrati, Beqja, Shkalla, Sykaj, Hakaj, Dosti, Beqaj, Dediç, Hila, Çyrbja, Amadu.

U aktivizuan: Haxhibulic, Shehi, Bilali, Lika, Vila. Trajner: Gugash Magani

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online