Botevi me 150 tifozë, por gjysmat ndalohen nga policia në Maqedoni

Botevi ka disa grupime ultras dhe ata do të jenë të pranishëm në “Selman Stërmasi” sot, por nuk dihet saktë numri i tyre.

Së pari, tifozët gënjyen policinë, duke deklaruar se vetëm 6 tifozë do të udhëtojnë për në Shqipëri. Kjo është bërë për të evituar eskortën e detyruar policore, sepse realisht nga Bullgaria janë nisur dy autobusë me tifozë dhe disa makina private. Në total, janë më shumë se 150 tifozë bullgarë, pa eskortë policie, shenjë se ultrasit bullgarë nuk kanë frikë dhe ndoshta janë përgatitur edhe për ndonjë përballje me Guerrilsat në Tiranë.

2111375948.jpg

Megjithatë, mbrëmjen e djeshme njëri autobus me tifozë bullgarë është ndalur në Maqedoni, në rrugën Shkup-Tiranë, në Kumanovë. Policia maqedonase ka ndalur autobusin për shkak se disa tifozë, gjatë një ndalese, kishin vizatuar simbole naziste me spraj. Versioni bullgar është ndryshe: policia i ka ndalur vetëm për faktin se po valëvitnin flamuj bullgarë dhe kishin vendosur postera patriotikë.

Ngjarja ka bërë bujë dhe janë aktivizuar konsullatat bullgare në Shkup dhe Bitola, për të zgjidhur çështjen, por nuk dihet nëse tifozët do të kenë mundësi të kapin orarin e ndeshjes, edhe nëse zgjidhin problemet me autoritetet maqedonase.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *