Aron Ramsej shënon dhe ndonjë personalitet i famshëm nëpër botë ndahet nga jeta brenda 24 orësh: tashmë legjenda urbane që qarkullon në internet është kthyer thuajse në një të vërtetë të pakundërshtueshme.
Në fakt, mesfushori i Uellsit shënoi dje në Serbi dhe ende mallkimi i tij nuk ka goditur, por goli i shënuar me 11-metërsh në Beograd është i rrallë dhe historik.
Ylli i Arsenalit shënoi nga pika e bardhë me një ftohtësi të akullt, duke gjuajtur në stilin e famshëm “Panenka” dhe duke mashtruar totalisht portierin serb.
?: Aaron Ramsey put Wales ahead vs. Serbia with a magnificent panenka penalty. Ice in his vein. #afc pic.twitter.com/kkM5OKcXep
— afcvideo (@afcvideo) June 11, 2017
Ajo që e bën historike 11-metërshin e Ramsejt është se shënoi në të njëjtin stadium ku u shënua edhe penalltia legjendare e shënuar nga Antonín Panenka në vitin 1976.
Sulmuesi i Çekosllovakisë në atë kohë mposhti gjermanin Sep Majer në Kampionatin Europian 1976, pikërisht në stadiumin “Rajko Mitic”.
A e dinte Ramsej që po përsëriste historinë? Nuk dihet ende, por të shënosh një penallti
“alla Panenka”, në shtëpinë e Panenkës, në një sfidë tepër delikate, mes mijëra serbësh gati për të pushtuar fushën, nuk është diçka që ndodh çdo ditë.