Dëmtohet edhe mbrojtësi Pavard, por nuk do të zëvendësohet
Kombëtarja “e gjelave” ka mbërritur në Tiranë “e cunguar”, teksa miqësorja e sotme do të shërbejë më shumë si një përgatitje, duke qenë se ndeshja e ardhshme e bluve do të jetë në shtator dhe lojtarët e kanë mendjen te pushimet. Në fakt, duke përjashtuar Hernandezin, që në fakt vendosi të shkonte në plazh dhe jo në grumbullim… Por, një tjetër mungesë për Francën ka ardhur dje pas dëmtimit të Ripol Pavard, që është gjithashtu mbrojtës. Kështu, skuadra e “gjelave” ka mbetur me gjashtë mbrojtës dhe me aq do të prezantohet, edhe pse trajneri Mankovski do të përpiqet që të mbajë në tonus të tijtë.