Pas 800 ditësh në pritje, AF Elbasani kthehet që të luajë në stadiumin e tij modern, aty ku shpeshherë shohim edhe Kombëtaren, Elbasan Arena. Këtë herë për nisjen e Kategorisë së Dytë, teksa do të jetë një duel prestigji me Luftëtarin.
Mobilizimi është i madh për këtë takim, teksa edhe tifogrupi i “Tigrave” ka nisur që të grumbullohet për të qenë sa më të shumtë në numër, që t’i japin mbështetje të madhe ekipit të tyre. /Sport Ekspres/