Në Kroaci habiten me rezultatet e Serbisë, tregojnë forcën e tyre të madhe: Sulmi i tyre, pak Kombëtare e kanë në Europë

Në Kroaci kanë bërë një analizë të formës së Serbisë. Jo pak të habitur janë me rezultatet e kësaj Kombëtare që po shijon formën fantastike të Vlahovic dhe Mitrovic. “Index” ka treguar pikën më të fortë të Serbisë që është pikërisht sulmi, duke u ndalur gjatë aty.

“Forca kryesore e Serbisë është në sulm. Për sa i përket talentit, diversitetit dhe formës, sot nuk ka shumë kombëtare që janë më të mira në atë pjesë të ekipit. Perlë më e madhe në mesin e tyre është Dushan Vlahoviç. Ai është një version i ‘nëntës’ së vjetër, gjithmonë në vendin e duhur, ndërsa është gjithashtu i lëvizshëm dhe i dobishëm si një lojtar lidhjesh mes linjave.

Tashmë është një lojtar i mrekullueshëm! Partneri i Vlahovicit në sulm është një njeri që nuk ka ndaluar së shënuari gola gjatë një viti e gjysmë. Mitrovic është i mrekullueshëm në lojën me kokë dhe aktualisht është sulmuesi më dominues në Premier League në duele. Dhe shpirti i kombëtares serbe është Dushan Tadic. Është ai që më së shpeshti bën diferencën kryesore në fushë. Katari është ndoshta shansi i tij i fundit për të bërë diçka të madhe në karrierën e tij përfaqësuese, dhe ai mund të shohë më shumë motivim në këtë”, shkruhet në median kroate. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online