Në Danimarkë skuadra e Ramadanit ka arritur një fitore me mjaft vuajtje në kampionatin e dytë. Në javën e 13, Vejle ka fituar me rezultatin 3-4 , një rezultat i përmbysur ndaj Viborg. Vendasit shënojnë të parët dy gola të shpejtë brenda shtatë minutash duke mbyllur pjesërisht shpresat e një përmbysje. Por seria e golave e nisur nga Ylber Ramadani pasoi me tre të tjerë duke e ngjitur Vejlen në vendin e parë.
Mesfushori shqiptar realizoi pas 29 minutash lojë teksa 10 minuta nga fundi u vulos dhe rezultati i përgjithshëm në 3-4. Momentalisht Vejle është kandidiatja kryesore për ngjitjen ë ligën e parë duke ruajtur kreun me 38 pikë, tre më shumë se vendi I dytë dhe shkëputje me pesë pikë ndaj Viborgut./Sport Ekspres/