Historia e veçantë e kapitenit Flamur Tairi, çdo emër në familje dhe sakrificë flet…shqip

Një histori e veçantë vjen nga kapiteni i Struga Trim Lum, që ndodhet në elitën e futbollit të Maqedonisë. Bëhet fjalë për Flamur Tairin, i cili ka më tepër sesa një lidhje të ngushtë me Shqipërinë.

I lindur në datën 24 nëntor, emri i tij i është vendosur nga familja “Flamur” në nder të festës së madhe të Shqipërisë që përkonte vetëm pak ditë më vonë. Madje është kaluar edhe një kalvar paksa i gjatë, vetëm për të mos e ndryshuar emrin. Nga ana tjetër, trashëgima ka vazhduar edhe me djalin e tij, që tashmë është 1-vjeç dhe quhet Dardani. Në një intervistë për “Gazeta Lajm”, Flamur Tairi shprehet:

“Është një muaj me plot festa për mua. Unë kam lindur me 24 nëntor, dy ditë para ditës së Alfabetit dhe më pas vjen dita e Pavarësisë. Në nëntor më ka lindur edhe djali im Dardani, njëvjecar. Prandaj, duke i ditur sakrificat dhe historinë e kombit tonë, jam shumë i lumtur dhe e mbaj me krenari këtë emër.

Duke marrë si shkas ditën e flamurit, gjyshi im tashmë i ndjerë dhe babai im ma kanë lënë emrin Flamur. Por, në vitin 1990 kur kam lindur unë ka qenë koha regjimit dhe 2 vjet nuk ma kanë shkruajtur emrin në organet kompetente. Mirëpo, gjyshi dhe babai kanë këmbëngulur që mos të ma ndërrojnë dhe pas 2 vitesh iu kanë bërë thirrje që të ma regjistrojnë emrin”, shprehet Tairi. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online