Shqipëria e Silvinjos befasoi jo pak në transfertën e Pragës. Kuqezinjtë dolën me një barazim, në një ndeshje ku nuk e shpalosën gjithë fuqinë e tyre, pasi kanë një tjetër përballje me Poloninë dy ditë më vonë. Por pavarësisht kësaj, Shqipëria barazoi 1-1 dhe mund të fitonte në rastin e pasimit të gabuar të Dakut.
Por, e keni parë mbajtjen e topit në Pragë? Vendasit kishin një avantazh fare të pallogaritshëm, 53% kundër 47%. Gjithashtu Silvinjo zgjodhi që të bënte presion lart që në minutat e para, ku çdo lojtar çek ishte në mbulim tek për tek me lojtarët shqiptarë. Kjo dëshmon brezin e artë dhe punën e trajnerit Silvinjo. E kush do ta imagjinonte që në një ndeshje transferte të këtij niveli mbajtja e topit të ishte e tillë? /Elio Hajdari-Sport Ekspres/