500 golat e Martinenës dhe si e ka gjetur futbollin shqiptar

0

Nestor Martinena do të jetë sërish pjesë e Superiores. E ka provuar më parë të bëjë mirë me Dinamon dhe ftesës së drejtorit sportiv të Kamzës, Andit Matraxhiut, sulmuesi argjentinas i është përgjigjur pozitivisht.

“Jam kthyer sepse një nga drejtuesit më kërkoi këtu. Ekipi më duket i mirë, kam ardhur të bëj gjëra të mëdha. Futbolli shqiptar është rritur shumë. Do të jetë një sfidë personale edhe për mua”, thotë mes të tjerash në “Supersport”.

Si sulmues që është, Martinena ka edhe objektiva për numrin e golave, por nuk e zbulon: “Dua të bëj maksimumin. Po të ishte e mundur do shënoja 500 gola. Skuadra është e mirë, kemi sulmues të rrezikshëm dhe mbrojtës të fortë”.

Në fund një koment edhe për ndeshjen me Tiranën: “Është një ndeshje futbolli, nëse jemi në formë të mirë fitojmë. Nuk e di gjendjen e tyre, por di që Dinamo, Partizani dhe Tirana janë klube më të mëdha.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.