5 vite pritje derisa vjen…Nabueze! Laçi është për kampion, trondit Kukësin dhe Duron (VIDEO)

Laçi-Kukësi 1-0 (Nabueze p 62′)

5 vite pritje dhe 20 ndeshje që Laçi nuk arrinte të fitonte ndaj Kukësit. Derisa në skenë del i përhershmi i këtij sezoni, Nabueze. Megjithëse detyra ishte më e lehtë nga 11-metrat, sulmuesi më në formë i Superiores i ka dhënë një fitore me vlera të veçanta kurbinasve në shifrat 1-0 ndaj Kukësit.

Teko do të fitonte një penallti pasi topi u prek me dorë në zonën e verilindorëve. Pikërisht ky episod vendosi edhe historinë e përballjes. Tashmë Laçi po kthehet nga gara e mbijetesës në atë për titull, pasi ndodhet në vendin e tretë me 19 pikë të grumbulluara. Ndërsa nga ana tjetër është stoli i Duros që lëkundet edhe njëherë tjetër, pasi Kukësi nuk po arrin të bind. /Sport Ekspres/

 

Laçi: Stazhila, Fangaj, Ignjatoviç, Domgjoni, Turkaj, Shehu, Deliu, Lushkja, Teco, Xhixha, Nuabueze.

Kukësi: Xhika, Maliqi, Teqja, Obanor, Kotobelli, Lulaj, Et’hemi, Rroca, Kitanovski, Gavazaj, Daku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online