Shkëndija e Gjokës fiton në ekstrem, Mezani befasohet në shtëpi nga Drenica

Dita e sotme ka rezervuar fitore për ekipin e ish-trajnerit të superiors, Ernest Gjokës. Shkëndija e Tetovës ka rrëmbyer tre pikët në frymën e fundit kundër Rabotniçkit, teksa ka fituar 1-2 në transfertën me këta të fundit. Tetovarët kanë tundur rrjetën nga një herë në secilën pjesë, ndërsa të dy golat bajnë firmën e Ibrahimit, që fillimisht ka vendosur barazpeshën me anë të një penalltie në minutën e 19 të takimit, për t’i dhuruar më pas 3 pikët skuadrës së tij në minutën e 91. Gjoka e ka vendosur kështu Shkëndijën në rrugën e duhur, atë drejt kupave të Europës dhe titullit kampion, teksa renditen të 3-tët në tabelë me vetëm 9 pikë larg kreut.

Të njëjtin fat si Gjoka nuk e pati Mezani në Kosovë, teksa Gjilani i drejtuar prej tij është ngalur në një barazim 1-1 kundër klubit të Drenicës. Megjithatë “skifterat” vazhdojnë të ruajnë kryesimin me pikë të barabarta me Ballkanin, të cilët po ashtu si Gjilani e mbyllën ndeshjen e radhës në një ndeshje me porta të paprekura ndaj Trepçës në transfertë. Ndërkohë java e ardhshme do të vendosë shumë sa i përket vendit të parë, teksa të dy ekipet do të luajnë përballë njëri-tjetrit./Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online