“Kemi shansin për të shkruar historinë në Serinë A”, Rrahmani ka një peng me Napolin: Mund të kisha shënuar më shumë gola

Amir Rrahmani ishte i pranishëm sot në konferencën për shtyp përpara përballjes me Ajntraktin e Frankfurtit në Ligën e Kampionëve. Mbrojtësi shqiptar ka folur për golat e shënuar me fanellën e Napolit dhe është i mendimit se mund të kishte shënuar më tepër deri më tani. Sa i përket ecurisë së të kaltërve këtë sezon, Rrahmani pohon se klubi është pranë shkrimit të historisë në Serinë A, ndërsa në Ligën e Kampionëve shpresojnë të shkojnë sa më larg të jetë e mundur.

“Kam shënuar 7 gola deri tani, mund të kisha shënuar më shumë. Vitin e kaluar shënova 4 me skema të përgatitura nga stafi. Kur këto situata dalin mirë, është shumë më e lehtë të shënosh. Ky i fundit, nga ana tjetër, kishte më shumë cilësi dhe ishte më i vështirë për t’u shënuar.

Në ligë kemi një shans për të bërë historinë e klubit. Edhe në Ligën e Kampionëve ne e dimë se është e veçantë që lojtarët dhe klubet kalojnë turin. Shpresoj për t’a përfunduar mirë“, ka deklaruar Amir Rrahmani./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online