Marash Kumbulla merr dënimin nga Komisioni i Disiplinës, ndeshje pezullim dhe gjobë për mbrojtësin shqiptar

Marash Kumbulla është ndëshkuar nga Federata Italiane e Futbollit për gjestin e kryer në ndeshjen e fundit në kampionat kundër Sasuolos. Mbrojtësi shqiptar la fushën në minutat shtesë të pjesës së parë, pasi u ndëshkua me karton të kuq nga gjyqtari. Shkak u bë goditja që 23-vjeçari i dha Berardit në zonë.

Komisioni i Disiplinës në Itali ka dënuar Kumbullën me dy ndeshje pezullim si dhe me një gjobë në vlerën e 5 mijë eurove. Kështu lojtari i Kombëtares shqiptare nuk do të jetë në dispozicion të Murinjos për derbin kundër Lacios dhe për përballjen me Sampdorian./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online