Tifozi kroat urinon te flamuri i Serbisë pas Japonisë, skandalizohen mediat serbe

Pas “provokacija” me shqiptarët, në Serbi po hapin një çështje të re, tani lidhet me kroatët. Pas ndeshjes ndërmjet Kroacisë dhe Japonisë, para stadiumit, një tifoz i veshur me fanellën e Kroacisë u ka kërkuar miqve të tij që ta filmojnë teksa po urinonte pranë një topi të madh me flamurin e Serbisë të pikturuar në të.

Mediat në Serbi janë skandalizuar nga këto pamje që kanë bërë xhiron e rrjeteve sociale. Ata shprehen se kroatët janë një komb i tillë dhe prej tyre priten gjëra të tilla. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *