Ilir Daja mbulon me para Ballkanin, largohen nga Liga e Konferencës me miliona euro

Ballkani është shembulli më i pastër se nuk mjafton vetëm historia dhe e shkuara për t’u ngjitur lart në futboll. Skuadra nga Suhareka ka përjetuar vitin më të suksesshëm, pasi kanë shkruar me gërma të arta historinë. Pasi fituan për herë të parë titullin kampion në Kosovë, suharekasit janë kualifikuar për të parën herë në grupet e një kompeticioni të UEFA-s. Ilir Daja ka bërë një punë të jashtëzakonshme në krye të skuadrës.

Trajneri shqiptar mbulon me para Ballkanin, që largohet nga Liga e Konferencës me miliona euro në llogarinë bankare. Një shifër prej 2,940,000 eurosh është përfituar që në momentin që klubi është kualifikuar në fazën e grupeve, ndërsa 666 mijë të tjera janë arkëtuar pas një fitoreje dhe një barazimi të arritur në këtë fazë. Në total janë 3 milionë e 606 mijë euro të fituara nga Ballkani. Një shifër mjaft e lartë për një skuadër nga Kosova, të mjaftueshme për t’u kthyer në një superfuqi në kampionatin vendas./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *