Robert Levandovski është transferimi më i rëndësishëm i kësaj vvere. Sulmuesi u largua drejt Barcelonës, duke lënë një boshllëk te Bajerni i Mynihut. Por duket se drejtori sportiv i bavarezëve nuk shqetësohet shumë për këtë çështje. Sipas Salihamidziçit, shitja e Levandovskit ishte e parashikuar, ndërsa nga ana tjetër shton se ka ardhur momenti që sulmuesit e tjerë të tregojnë veten dhe të dalin nga hija e polakut.
“U përpoqëm të parashikonim skenarët e mundshëm. Nëse nuk do të ishim të lumtur me tregun e transferimeve, Roberti do të qendronte përfundimisht. Ka të bëjë me të qenurit efiçent dhe të pasurit të një ekipi me të cilin ne mund të kemi sukses. Kemi 7 ose 8 lojtarë për 3 ose 4 pozicione përpara. Nuk kemi pse të fshihemi më pas Levandovskit. Tani do të marrim përgjegjësi, të shënojmë gola dhe të tregojmë më shumë veten. Ideja ishte të krijonim garë”, ka thënë Hasan Salihamifziç./Halit Delibashi-Sport Ekspres/