VIDEO/ U eliminua papritur nga klubi i Serisë B, sulmuesi i Kombëtares italiane bën sherr me tifozët

Sasuolo është eliminuar në mënyrë të paprituar nga Kupa e Italisë. Klubi italian është mposhtur me shifrat 3-2 nga Modena, e cila siguron kështu biletën për në fazën pasardhëse. Eliminimi nuk është pritur mirë nga tifozët, teksa një prej tyre ka ofenduar Domeniko Berardin pas ndeshjes.

Kaq ka mjaftuar për të treguar anën më të keqe të sulmuesit të Kombëtares italiane, i cili nuk i është shmangur telasheve. Berardi ka humbur kontrollin e nervave dhe ka nisur më pas një përleshje fizike me tifozin. Një sjellje aspak e bukur, që me siguri do të shoqërohet me ndëshkim nga klubi dhe Federata Italiane./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online