31 vjet më parë na ndryshoi fëmijëria!

0

“Holly e Benji”, ose “Oli dhe Benxhi”. Përpara Italia 1, menjëherë pasi kishim mbaruar shkollën dhe ndërkohë mamaja na thërriste për të ngrenë drekën dhe për të bërë mësimet. “Mama, prit edhe pak, kam Holly e Benji”… “Çfarë është kjo bir?!”… “Nuk e kupton dot ti, të premtoj që do t’i mbaroj në kohë detyrat”…

Ja edhe episodi i parë

E ndërsa sigla niste, për ne nuk ekzistonte më asgjë në këtë botë… Ishim ne, tv dhe disa personazhe që na bënë të dashuroheshim. Ishim aq naivë, aq të vegjël, saqë nuk dallonim dot që një fushë futbolli kishte përmasat e një Oqeani, topi ecte edhe me një shpejtësi supersonike, ndërsa të dukej sikur po ngjiteshe diku në një kodër kur lojtarët vraponin…

Shihnim edhe portierë që hidheshin nga një shtyllë në tjetrën, apo një goditje dyshe me dy këmbë të dy futbollistëve… Numra shpejtësie, akrobacie e kështu me radhë. E gjitha një spektakël, e gjitha një mrekulli për sytë.

E gjitha kjo, 31 vjet më parë (kur u dha edhe seria e parë televizive), atëherë kur na ndryshoi fëmijëria dhe u dashuruam edhe me shumë me këtë lojë të bukur të quajtur futboll. Faleminderit “Holly e Bejni”, sidomos që kurrë se kuptuam që në të vërtetë quhej “Captain Tsubasa”…

 

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.