E çuditshme/ “Refuzuan një ish-lojtar të Seviljës”, menaxheri zbulon prapaskenën te Partizani

Menaxheri i njohur në Shqipëri, Elton Marini, ka zbuluar një prapaskenë te Partizani sa i përket merkatos së dimrit. I ftuar në studion e “Ora Sport” ka folur edhe për një ofrim që i kishte bërë kampionëve të Shqipërisë, me një lojtar cilësor.

Megjithëse emri nuk bëhet saktësisht i ditur, futbollisti në fjalë kishte luajtur më herët me Seviljën. Tingëllon disi e çuditshme që një lojtar i La Ligës të refuzohet, por kjo ka ndodhur me drejtuesit e Partizanit, që e kanë refuzuar dhe nuk janë bindur.

“Nuk kam operuar futbollistë prej 2 vitesh te Partizani. Madje do ju zbuloj një prapaskenë në merkaton e janarit, të fundit. Unë i ofrova një ish lojtar të Sevilla, ishte një nga ato okazionet e mëdha, por Partizani e refuzoi,” tha Marini. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online