28 vite pa shkuar në gjysmëfinale, Sauthgejt: Jam pa fjalë!

Anglia arrin gjysmëfinalen pas 28 vitesh pritje, pasi hera e fundit ishte Botërori i vitit 1990. Entuziazëm i jashtëzakonshëm në dhomat e zhveshjes pas 2-0 ndaj Suedisë, një fitore që trajneri Garet Sauthgejt e ka komentuar kështu:

“E dinim se do të ishte një ndeshje ndryshe nga të tjerat. Suedia është një skuadër që nuk të lejon të luash dhe ishte një sfidë e ngarkuar, nën aspektin fizik dhe atletik. Kemi dalluar disa zonë të fushës ku mund të bënim keq dhe këmbëngulëm te ato”.

“Dëshira jonë ishte e barabartë me të tyren, por patëm pak më shumë cilësi”, tha trajneri.

Më pas, përgëzime djemve: “Jam i lumtur sidomos për Pikfordin dhe Alin, pasi luajtën shkëlqyer. Nuk kam fjalë për të përshkruar djemtë. Mentaliteit dhe serioziteti është e një skuadre të madhe”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *