250 milion dollarë për këpucët e Zion Williamson, kompania kineze shtang botën

Zion Williamson do të shkelë pas pak muajsh në parketin e NBA. 19-vjeçari ishte zgjedhja e parë e draftit të NBA dhe skuadra fatlume që ka arritur të sigurojë shërbimet e të riut amerikan është New Orleans Pelicans.

Fama e Williamson ka kapur nivele stratosferike edhe pse ende nuk ka debutuar në NBA. Shumë ekspertë të fushës e konsiderojnë Williamson si një ndër ata lojtarë që vijnë një herë në 10 vjet, duke e krahasuar me basketbollistë si LeBron James dhe Michael Jordan.

Me gjithë këtë pritshmëri edhe përfitimet ekonomike janë të frikshme. Me qindra kompani gjigante i janë vërsulur 19-vjeçarit me qëllimin për të përdorur të drejtat e imazhit. Oferta më e çmendur ka ardhur nga kompania veshjeve sportive kineze “Lining”.

Drejtuesit e kompanisë nga Lindja e Largët i kanë ofruar adoleshentit plot 250 milionë dollarë në këmbim që ky i fundit të veshë këpucët e markës së tyre për 10 vitet e ardhshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *