Oleksandr Usyk dhe Saul “Canelo” Alvarez kanë qenë boskierët më të suksesshëm të vitit 2018. Mediet e famshme amerikane “ESPN” dhe “Sports Illustraded” kanë vlerësuar Usyk si boksierin më të mirë të vitit që po lëmë pas, ndërsa revista e njohur “The Ring” , ka vlerësuar meksikanin Saul “Canelo” Alvarez me çmimin boksieri i vitit.
USYK – “Usyk u fut tre herë në ring gjatë këtij viti, në të tre rastet, dueli u zhvillua në shtëpinë e kundërshtarit, por kjo nuk rezultoi një problem për ukrainasin, që është mbajtësi i katër titujve kampion në peshën “Cruiserweight” (91.7 kg). E ardhmja e Usyk, siç e ka pranuar vetë ai, është në divizionin “heavyweight”, ku do të provojë veten përballë emrave si Anthony Joshua dhe Deontay Wilder.
CANELO – “Canelo kreu vetëm dy duele në vitin 2018, por një prej tyre mund të quhet me plot të drejtë si më i rëndësishmi i vitit. Meksikani mundi në “Las Vegas”, kazakun Genadi Golovkin, duke i shkaktuar atij humbjen e parë, pas 36 duelesh, dhe duke i dhënë vetes statusin e boksierit numër 1 në divizionin “middleweight” (73 kg).