2018-a starton me “malore”, kalendari kundër Flamurtarit

Katër ndeshjet e para janë mjaft delikate për Flamurtarin, që do të luajë dy herë me Partizanin dhe me Kukësin dhe Skënderbeun jashtë fushe

Flamurtari kërkon të shfrytëzojë në maksimum tri ditët e mbetura të fazës përgatitore në Antalia. Vlonjatët do të largohen të fundit nga Turqia, ku kanë programuar edhe miqësoren e fundit me polakët e Pogon. Pas kthimit në Shqipëri, përqendrimi do të jetë te kampionati dhe Kupa. Viti 2018 ka një start aspak të lehtë për vlonjatët, të cilët në katër ndeshjet e para mes kampionatit dhe Kupës duhet të luajnë me kundërshtarë shumë të fortë.

Flamurtari do të ndeshet dy herë me Partizanin, kampionat dhe Kupë, më pas me Kukësin dhe Skënderbeun. Janë këto 4 përballjet e para për vitin 2018 dhe është një kalendar ferri, që vjen direkt pas fazës përgatitore. Më 27 janar Flamurtari do të presë në shtëpi Partizanin dhe 4 ditë më pas, më 31 janar, sërish me të kuqtë në Vlorë, por këtë herë për Kupën e Shqipërisë,për turin çerekfinal të saj. Pas sfidës së dyfishtë me skuadrën e trajnerit Starova, Flamurtari udhëton drejt Kukësit për ndeshjen e fundit të fazës së dytë të kampionatit. Menjëherë pas Kukësit vjen një tjetër transfertë mjaft e vështirë, ajo me Skënderbeun në Korçë, e vlefshme për javën e parë të fazës së tretë. Te Flamurtari kanë nisur të mendojnë për këtë kalendar aspak favorizues, ku ekipi duhet të tregojë forcën e tij,e dhe pse vjen nga një fazë e ngarkuar stërvitore.

Vlonjatët kanë pretendime në të dy kompeticionet, kështu që nuk mund të nënvlerësojnë asnjë ndeshje. Për këtë arsye, miqësorja me Pogon do të jetë një provë shumë e rëndësishme para “malores” së fortë të fundit të muajit me 4 ndeshje delikate. Ndonjë vëzhgim për të kuqtë, të cilët po stërviten në Antalia, nuk ka munguar nga ana e drejtuesve të Flamurtarit, ashtu siç mund të ketë bërë edhe pala tjetër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online