Rei Manaj i vjen në ndihmë Interit, që duhet të rregullojë bilancet dhe të mos ketë penalitete nga UEFA për shkelje të rregullave të FFP. Albasete ka vendosur ta blejë sulmuesin shqiptar dhe e ka bërë diçka të tillë për shumën e 2.5 milionë eurove.
Fcinternews.it raporton se në arkat e zikaltërve ka arritur një shifër e tillë dhe Manaj kështu do të jetë përfundimisht i klubit spanjoll. Sulmuesi e nisi sezonin e shkuar shumë mirë, por më pas një dëmtim e penalizoi.
Manaj shënoi 6 gola në kampionat vjet, ndërkohë që Albasete nuk ia doli të ngjitej në La Liga. 21-vjeçari i gëzohet faktit që luajti më shumë se te Granada. Sulmuesi u aktivizua në 29 ndeshje, 16 prej tyre si titullar. Të gjithë presin që Manaj të shpërthejë dhe pse jo të shitet.