16 vite bardhezi por dhuratat nuk janë për Konten, fytyra pas penalltisë është shënje e pastër e egos së madhe

Juventusi ka marrë sot një fitore mjaft të rëndësishme sa i përket objektivit për të siguruar një vend në Champions League sezonin e ardhshëm. Bardhezinjtë kanë mposhtur Interin 3-2, por rruga drejt fitores rezultoi sfilitëse për ta. Për shumëkënd e kundërta pritej të ndodhte. Interi kishte siguruar prej kohësh titullin kampion dhe 16 vite të Antonio Kontes si bardhezi të bënin te mendoje se ndoshta një dhuratë mund të vinte prej tij për “zonjën e vjetër“.

Por duket se egoja e 51-vjeçari i kapërcen emocionet e së shkuarës. Fytyra e tij pas penalltisë së fituar nga Kuadrado është shenjë e pastër e dëshirës së pashtershme të trajnerit italian për të mos dalë i humbur nga fusha e lojës. Pavarësisht se një barazim do të linte jashtë Champions League ekipin e tij të zemrës, trishtimi në fytyrë tregon se Konte ishte i gatshëm të firmoste dështimin e Juventusit. E shkuara është një kapitull i mbyllur dhe gjithçka që ka rëndësi është e tashmja. Dhuratat nuk janë për të./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *