Enea Mihaj u transferua te PAOK një ditë më parë. Marrëveshja mes kampionëve të Greqisë dhe Panaitolikos ishte arritur që javën e shkuar, por vetëm dje gjithçka mori formë zyrtare. Në mediat greke ndërkohë zbulohen edhe detajet e marrëveshjes.
Panaitolikos ka vendosur të mbajë një përqindje të kartonit, duke hequr dorë nga 150 mijë euro që mund të përfitonte tani. Gazzetta.gr shkruan se marrëveshja fillestare ishte për 1 milion euro, por PAOK ka paguar 850 mijë euro dhe ish-klubi i Mihajt do të ketë në zotërim 15% të kartonit.
Ata janë të bindur që në të ardhmen ai 15% do të vlejë më shumë se 150 mijë euro, ndaj edhe kanë bërë këtë zgjidhje. Nëse Mihaj do të luajë në grupet e Champions League dhe do të paraqitet mirë, sigurisht që kartoni i tij do të vlejë disa herë më shumë.