Mavraj: Mungon lideri? Ndeshjet nuk vendosen në dhoma e zhveshjes!

0

Në përfundim të ndeshjes, Mërgim Mavraj, i graduar kapiten ditën e sotme në miqësoren ndaj Luksemburgut, ka dalë në mbrojtje të trajnerit, skemave, por ka pranuar fajin e futbollistëve, edhe pse i pyetur nga Supersport mbi mungesën e një lideri, pas largimit të Canës, u shpreh se “ndeshjet nuk vendosen nga dhomat e zhveshjes, por në fushë”.

“Më vjen keq, është një miqësore, por duhet trajtuar seriozisht, nuk mund të luajmë me ritëm të ndryshëm nga një ndeshje në tjetrën. Duhet të japim maksimumin gjithmonë. Nuk ishte thjesht një gabim, ishin shumë gabime, gabuam të gjithë. Trajneri? Ne flasim gjithmonë, edhe gjatë ndeshjes, do të flasim edhe tani për të diskutuar zgjidhjet e problemeve.

Ndeshja në Luksemburg nuk ka të krahasuar me atë në Izrael. Atje do të luajmë për pikë, është një ndeshje shumë e rëndësishme dhe skuadra do të japë gjithçka. Mungesa e një lideri? Nuk është thjesht mungesa e një lideri në kombëtare, sepse duhet të japim të gjithë maksimumin e të jemi të bashkuar, për të rigjetur nivelin që kishim deri para pak kohësh”.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.