Plot 12 skuadra janë kualifikuar në fazën e 1/8-ve të Champions League, ndërsa plot shtatë të tjera do të luajnë sot për katër vendet e fundit të mundshme. Ja skenarët e mundshëm.
Të kualifikuara: Barcelona*, Bazel, Bajern Mynih, Beshiktash*, Çelsi, Juventus, Mançester S.*, Mançester J.*, PSG*, Real Madrid, Roma*, Totenham* (*të kualifikuara si të para)
Mund të kualifikohen: Lajpcig, Liverpul, Napoli, Porto, Sevilja, Shakhtar Donjetsk, Spartak Moska
Nuk mbërrijnë dot të dytët: APOEL, Borusia Dortmund
Vendi i tretë: Atletiko Madrid, Selltik, CSKA Moska, Sporting Lizbona
Vendi i katërt: Benfika, Anderleht, Fejnord, Maribor, Olimpiakos, Monako, Karabag