Gjimshiti po shkëlqen në Seria A, vlerësimi ndaj Juventusit: I pabesueshëm ndaj Ronaldos, luftëtar!

Kombëtarja e Shqipërisë mund të krenohet me një shembull të bukur nga futbollistët e saj në Europë teksa Berat Gjimshiti është një histori frymëzimi. Ky është rasti i njeriut që qëndronte në stol dhe pa thënë asnjë fjalë më tepër, historia e njeriut që u la jashtë Europianit dhe sërish mbeti besnik i Shqipërisë.

Asnjëherë karriera e tij nuk ka qenë për rastin “dashuri me shikim të parë”, por gjithmonë ka luftuar për të marrë këtë mundësi dhe ia ka dalë. Ashtu si te Kombëtarja edhe te Atalanta që dikur e degdiste mes huazimeve të shumta, tanimë Berati është titullar i padiskutueshëm dhe një nga futbollistët më të rëndësishëm.

Pas kalimit të fazës së grupeve në “Champions League”, sot ka ardhur një tjetër paraqitje mbreslënëse e mbrojtësit shqiptar ndaj Juventusit. Një ndërhyrje perfekte ndaj Kristiano Ronaldos e ka ngritur më tepër figurën e Gjimshitit që nga “BergamoNews” etiketohet si luftëtar.

Gjimshiti (7): “Pritje e pabesueshme ndaj Ronaldos në minutën e 11, tjetër ndërhyrje vendimtare me kokë ndaj Moratës në minutën e 16. E humb Chiesan në momentin e golit dhe ky është gabimi i vetëm në performancën pozitive. Luftëtar!”, shkruhet në vlerësim. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online