1 vit më parë e donte Barça, sot firmos me Fulhemin

Në futbolli mund të ngrihesh nga hiçi në maja në harkun kohor të një viti, por mund të ndodhë dhe e kundërta. Shembulli për këtë është dhe rasti i mesfushorit të Nicës, Zhan Mikel Seri, i cili një vit më parë ishte në radarët e Barcelonës, por bisedimet ndaluan në momentet e fundit.

Një vit më vonë, pas një sezoni mesatar, futbollisti nga Bregu i Fildishtë ka firmosur me londinezët e Fulhemit, që siguruan këtë vit rikthimin në Premier Ligë pas katër sezonesh në kategorinë e dytë të futbollit anglez.

Transferimi i Mesfushorit u ka kushtuar londinezëve një shumë rekord në historinë e klubit, pasi për Serinë janë shpenzuar plot 32 milionë euro dhe një kontratë katër vjeçare më një pagë prej 100000 paundësh në javë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *