1 mijë “ujq” drejt Elbasanit, autobusë pa limit nga klubi

Tifozët korçarë pritet të “imitojnë” ndeshjet e dy viteve më parë në “Elbasan Arena”, kur luheshin sfidat europiane

Dy vite më parë, mijëra tifozë korçarë mbështesnin ekipin e tyre të zemrës në “Elbasan Arena”, në ndeshjet europiane të Skënderbeut, duke thyer çdo rekord. Në të njëjtin stadium sot do të luhet finalja e Kupës së Shqipërisë dhe sërish tifozët korçarë janë gati. Edhe pse është e vështirë të përsëriten ndeshjet e dy viteve më parë, kur numri i tifozëve që niseshin nga Korça drejt Elbasanit shkonte deri në 7 apo 8 mijë, parashikohet që sot të jetë i pranishëm një numër i konsiderueshëm “ujqërish”. E pakta do të jenë 1 mijë tifozë, që do të udhëtojnë për të mbështetur skuadrën e tyre të zemrës në Elbasan. Shumë tifozë janë të zhgënjyer, që skuadra e tyre e zemrës nuk e fitoi titullin kampion, por shumë të tjerë besojnë se trofeu i Kupës së Shqipërisë është i rëndësishëm, aq më tepër që nuk është fituar asnjëherë. Klubi “Skënderbeu” ka ditë, që ka njoftuar se në dispozicion të tifozërisë korçare do të ketë autobusë pa limit. Ultrasit kanë bërë thirrje në qytet, që sot të gjithë të bashkohen për t’u nisur drejt Elbasanit. Nisja e tifozërisë bardhekuqe do të bëhet pak pas mesditës, në ambientet e stadiumit “Skënderbeu”.

Ndërkohë, përpos tifozëve që do të nisen nga Korça, priten të bashkohen me ta edhe shumë të tjerë nga Tirana apo rrethe të tjera. Madje, një pjesë e tifozërisë së Skënderbeut kanë mbërritur që dje në Elbasan dhe janë duke u marrë me koreografinë, që është lënë surprizë për t’u shpalosur pikërisht mbrëmjen e sotme. Nëse Skënderbeu e fiton këtë trofe, pritet që në Korçë në mbrëmje vonë të ketë festë, që nuk mund të afrohet me atë të titujve kampionë, por të gjithë në juglindje janë përgatitur për festë. Edhe 1 mijë tifozë nuk janë pak dhe patjetër që sot pritet që protagonistë në finalen e “Elbasan Arenës” të jenë edhe “ujqërit e dëborës”. Kjo tifozëri në gjashtë sezonet e kaluara është mësuar me trofe dhe nuk e mendon aspak se ky sezon do të mbyllet thatë. “Sot është dita jonë.” Kjo është thirrja e korçarëve për finalen e sotme të Kupës së Shqipërisë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online