Lukaku ka tronditur gjithë ambientin te Chelsea pas deklaratës së dhënë për “Sky Sport”. Belgu është shprehur se dëshiron të largohet nga londinezët dhe t’i bashkohet sërish Inter, megjithëse lëvizjen e kundërt e bëri vetëm në merkaton e verës. Intervista datonte rreth tre javë më parë kur Lukaku nuk po arrinte dot që të shënonte dhe konsiderohej si dështim te Chelsea. E në momentin që situata po ndryshonte me golat e fundit dhe optimizmi nisi të rritej, “Sky Sport” publikoi intervistën me Lukakun që solli tronditjen.
Tashmë tifozët e Chelsea-t janë kundër Lukakut dhe duan largimin e tij që në janar. Trajneri Tuchel po mendon që ta përjashtojë nga ekipi, të paktën për ndeshjen e nesërme ndaj Liverpulit. Por hakmarrja më e ëmbël ishte në kartolinën e Vitit të Ri. Chelsea shpërndau një fotografi ku ndodheshin të gjithë sportistët e tyre, të futbollit të femrave dhe të meshkujve.
Ndërkohë Lukaku thuajse nuk vihet re aspak në pamje të parë të fotografisë. 1.91 centimetra i gjatë dhe peshon mbi 103 kilogramë, por Lukaku është zvogëluar aq shumë duke qëndruar poshtë Ngolo Kantes, që në fotografinë e Vitit të Ri është bërë gjigant. Një zgjedhje jo pa qëllim kjo nga ana e Chelseat që kthejnë përgjigjen e tyre për “gjuhën e gjatë” të Lukakut. /Sport Ekspres/
Happy New Year, Chelsea fans! ?? pic.twitter.com/a62kJkCfTW
— Chelsea FC (@ChelseaFC) December 31, 2021