Zyrtare/ Videoja intime lë Baren dhe Sadikun pa trajner, Malaga: U përpoqëm ta zgjidhnim miqësisht

Klubi i Malagës i ka dhënë zyrtarisht fund bashkëpunimit me Victor Sanchez. Videoja e me përbajtje seksuale e këtij të fundit që u shpërnda në rrjet kohët e fundit rezultoi fatale për të ardhmen e tij në stlin e spanjollëve. Lajmin e bën të ditur vetë klubi, që momentalisht ka ulur në mënyrë të përkohshme në stol Sergio Pellicer.

Ende nuk ka një emër që përflitet për të marrë drejtimin e ekipit ku luajnë edhe dy futbollistët shqiptar, Keidi Bare dhe Armando Sadiku, që deri në këtë periudhë të sezonit kanë pasur gjithnjë besimin e Sanchez për të qenë në fushën e lojës. Ndërkohë klubi shprehet se përpjekjet  për ta zgjidhur situatën në mënyrë miqësore nga ana e tyre ishin të mëdha, megjithëse një gjë e tillë nuk u arrit.

“MCF ka bërë përpjekjet më të mira për të qenë në gjendje të zgjidhë situatën ekzistuese në një mënyrë miqësore përmes negociatave intensive me Víctor Sánchez del Amo. Sidoqoftë, përkundër përpjekjeve të vazhdueshme të bëra nga Klubi, nuk ka qenë e mundur të arrihet një ndarje miqësore.

Si rrjedhim, MCF ka vendosur të pushojë nga puna Víctor Sánchez del Amo bazuar në çështje disiplinore, në përputhje me rregulloret në fuqi. MCF e ka marrë atë vendim duke marrë parasysh dëmin serioz të shkaktuar institucionit nga ngjarjet e fundit ekstra-sportive, në mënyrë që të minimizojë ndikimin e tij në ekip dhe në të gjithë organizatën MCF. Deri në momentin në të cilin emërohet një trajner i ri, Sergio Pellicer do të veprojë si trajner i ekipit të parë dhe do ta drejtojë atë në ndeshjet në vijim.”, ka komunikuar klubi i Malagës./Sport Ekspres/