Zyrtare/ Vendimi për javën e Serisë A dhe Juventus-Inter, varianti më i mirë për jetën dhe më i keq për futbollin

0

Ashtu siç edhe pritej, Seria A e ka marrë vendimin për javën e ardhshme. Kampionati italian do të luhet pa tifozë, ndërsa këtu përfshihet edhe një super sfidë si Juventus-Inter. Federata Italiane e Futbollit e kishte bërë dërgesën te qeveria italiane që në mëngjesin e sotëm, për të vepruar në këtë mënyrë.

Ndërsa në orët e fundit janë përfaqësues nga qeveria e Italisë që shprehen se e kanë dhënë aprovimin e tyre dhe do të luhet pa tifozë. Ky ishte varianti më i mirë për të mbrojtur shëndetin e njerëzve, pasi në Itali po përhapet me shpejtësi Koronavirusi dhe stadiumi është një pjesë që frekuentohet nga shumë njerëz.

Por nga ana tjetër, do të jetë një humbje e madhe për futbollin që Juventus-Inter në këtë moment që ndodhet Seria A, të luhet pa tifozë. Gjithsesi një zgjedhje duhej të bëhej pasi kalendari i ngjeshur nuk lejon të tjera shtyrje. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.