Zyrtare/ “Po e mbylla”! Ahmataj pranon largimin me Tirana, konfirmohet edhe Magani

“Po e mbylla”, ky është konfirmimi që jep vetë Ahmataj për largimin nga Tirana. Trajneri e ka mbyllur marrëveshjen me presidentin Halili, sipas fjalëve që ka thënë për “Balkanweb”. Këtë herë nuk bëhet fjalë për një “prapakthehu” si një javë më parë, por për një çështje të mbyllur.

E njëjta media ka kontaktuar edhe me Gugash Maganin, që është shprehur se ka pasur kontakte me presidentin Halili, megjithëse ende diçka konkrete. Ashtu siç e kemi shprehur edhe më parë, mbetet alternativa më afër stolit të Tiranës, ndërsa pak orë më parë ishte Devolli që u shpreh për “Sport Ekspres” se nuk ka pasur ende ndonjë kontakt. /Sport Ekspres/