Zyrtare/ Elseid Hysaj nuk grumbullohet me Shqipërinë, gati një lojtar nga lista e pritjes

Një lajm i keq vjen nga Italia, atje ku një prej lojtarëve më të mirë të Shqipërisë, nuk do të grumbullohet me kuqezinjtë. Bëhet fjalë për Elseid Hysajn që ka pësuar një frakturë në pjesën e kockës së gjoksit. Megjithëse të gjithë u trembën dhe shokuan kur panë atë moment të përplasjes sa i përket mbrojtsit shkodran, te Napoli raportohet si situate nuk është aq serioze sa mendohej.

Megjithatë, zyrtarizimi ka ardhur se Hysaj nuk do të grumbullohet me Shqipërinë. Në orët në vijim do të vijë edhe saktësisht periudha sesa do të qendrojë jashtë fushës së blertë. Në këto kushte, kur shihet lista e pritjes, e vetmja alternativë për trajnerin Reja është marrja në Kombëtare e Ivan Balliut. /Sport Ekspres/