Zbulohet prapaskena/ Shkarkimi i Emery, lojtarët e Arsenalit talleshin me të dhe rrinte i vetmuar

Trajneri Emery është shkarkuar nga Arsenali, duke mbyllur kështu përfundimisht aventurën te topçinjtë. Por ky vendim nuk është aspak surprizues, pasi skuadra nuk e ndiqte prej kohësh në vendimet dhe taktikat e tij, ndërsa kjo reflektohet dhe në rezultate.

Ndërkohë “London Evening Standard” zbulon edhe detaje të tjera, për të treguar sesi Emery e kishte humbur kompet kontrollin e lojtarëve. Madje duke shtuar se në barazimin e “Europa League” kundër Guimares me rezultatin 1-1, disa futbollistë po talleshin me trajnerin për shpenzimet e shumta në merkato. Nga ana tjetër, Emery po dëgjonte gjithçka dhe qendronte i vetmuar në avionin privat të klubit.

“Sa kapiten kemi në ekip ne?”, ishte një tjetër pyetje ironizuese nga një futbollist i Arsenalit, emri i cili nuk bëhet i ditur. Ndërkohë Emery kthehej në objekt diskutimi për lojtarët edhe sa i përket anglishtes së dobët. /Sport Ekspres/