Zbulohet plani si i Beogradit, dronët do të ndërprisnin ndeshjen Barcelona-Real Madrid

Si një “Tsunami Demokratik”! Kështu u cilësua ndeshja mes Barcelonës dhe Realit të Madridit, që pavarësisht sigurisë me aq vështirësi të mbajtur brenda stadiumit, jashtë tij nuk kanë ndaluar konfliktet nga ana e tifozëve katalanas. Ata janë përplasur me policinë dhe i kanë vendosur zjarrin vendin.

Problemi për Katalonjën është mëse i ditur tashmë, ndërsa ishte menduar edhe një plan si ajo që ndodhi në Beograd mes Serbisë dhe Shqipërisë. Tifozët katalanas kishin përgatitur dy dron me shkrimet: “Spanjë, ulu dhe fol”, “Liri”, të cilat pritej që të ndërprisnin takimin dhe të sillnin një situatë të nxehtë me lojtarët në fushë. Por policia ka arritur ta kap gjithçka në kohë rekord, që këta dron të mos zbrisnin në fushë. /Sport Ekspres/