Zbulohet dita se kur do të prezantohet, Rei Manaj firmos për 4 vite dhe ndërron skuadrën

Rei Manaj e ka mbyllur marrëveshjen me skuadrën e re. Ky është njoftimi i fundit që vjen nga Spanja, ndërsa sulmuesi shqiptar ka firmosur për 4 vitet e ardhshme. Bëhet fjalë për Barcelonën B, atje ku do të shkojë me ëndrrën për të bindur drejtuesit e klubit, që ta shohin edhe për skuadrën e parë.

Ndërkohë zyrtarizimi i këtij transferimi do të vijë në ditën e nesërme, ose të mërkurën në rastin më të vonë. Por Manaj nuk do të jetë i gatshëm për të luajtur të mërkurën, atje ku Barcelona B do të ndeshet ndaj Badalonas. Gjithsesi aventura te Albacete ka marrë fund, ku në kohët e fundit sulmuesi shqiptar ka pasur përplasje me trajnerin Ramis. /Sport Ekspres/